Kurti e emëron Gërvallen koordinatore për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla është emëruar koordinatore për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Në një shkrim në Facebook, Kurti ka thënë se “ky emërim forcon përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës.
“Ministres Gërvalla-Schwarz i urova suksese në këtë detyrë me rëndësi të veçantë, duke shprehur besimin se me përkushtimin dhe përgjegjësinë institucionale që kërkon kjo pozitë do të vazhdohet forcimi i mekanizmave për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga çdo formë dhune.
Puna për adresimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk ndalet. Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të forcojë parandalimin, mbrojtjen dhe drejtësinë për të gjitha gratë dhe vajzat” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:



