Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të frikshëm

Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të frikshëm

Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për qendërmbrojtësin uruguaian dhe kapitenin e klubit, Ronald Araujo, me klubin katalanas që pritet të shqyrtojë propozimet gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas informacioneve të fundit, fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, dhe skuadra angleze Manchester United tashmë kanë shprehur interes për transferimin e mbrojtësit. Ndërkohë, edhe Chelsea pritet t’i bashkohet garës për shërbimet e lojtarit.

Barcelona e vlerëson 27-vjeçarin rreth 100 milionë euro, ndërsa platforma Transfermarkt e vlerëson kartonin e tij në rreth 25 milionë euro. Kontrata aktuale e Araujo me klubin katalanas është e vlefshme deri në vitin 2031.

Ende nuk dihet nëse ndonjë nga gjigantët evropianë mund ta paguajë këtë çmim pasi paraqitjet e fundit të uruguaianit kanë dëshpëruar shpesh herë, sidomos në Ligën e Kampionëve, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Araujo ndërkohë nuk do ta refuzonte një largim nga “Camp Nou” në rast që skuadra ia kërkon edhe shkaku i minutazhës së ulët, pra nuk është më titullar i padiskutueshëm.

Fillimisht Araujo është i interesuar për ta ndihmuar Barcelonën që ta eliminojë Newcastle Unitedin në Ligën e Kampionëve për t’u kualifikuar në çerekfinale./Periskopi/

Shpërndaje në: