Oriola Marashi ndahet nga i dashuri, po kalon një periudhë të vështirë emocionale
Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj personale pas ndarjes nga i dashuri.
Sipas raportimeve të Prive, fundi i kësaj lidhjeje ka ndikuar dukshëm në gjendjen e saj emocionale.
Burime pranë saj bëjnë të ditur se ndarja ka qenë e vështirë për modelen, pasi marrëdhënia kishte një rëndësi të veçantë për të.
Oriola Marashi/Instagram
Kjo situatë ka lënë gjurmë në gjendjen e saj emocionale, duke e bërë këtë periudhë më të ndjeshme për të.
Megjithatë, pavarësisht vështirësive në jetën personale, Oriola vazhdon të jetë aktive në media dhe në projektet e saj profesionale, si në modeling ashtu edhe në muzikë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Oriola Marashi/Instagram
Ajo vazhdon të jetë e pranishme në rrjetet sociale dhe në angazhimet e saj artistike, edhe pse jeta personale duket se nuk po kalon momentet më të qeta.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse modelja do të flasë vetë publikisht për këtë periudhë të jetës së saj apo do të zgjedhë ta mbajë larg vëmendjes së medieve. /Periskopi





