Sondazhet e paraqesin Joan Laportan si fitues të zgjedhjeve te Barcelona
Pas mbylljes së votimeve për zgjedhjet presidenciale të Barcelonës në orën 21:00, kanali TV3 publikoi të dhënat nga sondazhi i tij i daljes nga kutitë.
Sondazhi, i cili mbështetet në një mostër prej gati 5,000 personash dhe njihet për besueshmërinë e tij të lartë, tregon një fitore të qartë për Joan Laporta, shkruan Indeksonline
Joan Laporta celebrating 🔴 pic.twitter.com/IpQi4PKO0p
— Barça Xtra (@XtraBarcaa) March 15, 2026
Sipas këtij sondazhi, avokati 63-vjeçar ka marrë 66.6% të votave, duke lënë pas kandidatin tjetër, Víctor Font, i cili ka marrë 30.9% të votave, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.
Numërimi zyrtar i votave ka filluar dhe rezultatet përfundimtare pritet të shpallen në orët në vijim. Megjithatë, ekipi i Laportës ka nisur festimet menjëherë pas shpalljes së sondazhit të daljes nga kutitë, me këngë, brohoritje dhe shampanjë, duke treguar gëzimin për rizgjedhjen e presidentit të tyre.



