Zbulohet gjendja fizike e dyshes Mbappé – Bellingham para përballjes së madhe me Cityn

Zbulohet gjendja fizike e dyshes Mbappé – Bellingham para përballjes së madhe me Cityn

Lajme të mira për Kylian Mbappén dhe Real Madridin në prag të përballjes së madhe kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez është shëruar nga problemi fizik dhe pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

Sipas raportimeve, Mbappé është stërvitur përsëri me skuadrën dhe do të jetë pjesë e listës për sfidën e rëndësishme europiane.

Francezi kishte munguar në ndeshjet e fundit për shkak të një problemi në gju, por tashmë duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe është gati t’i ndihmojë “Los Blancos”.

Nga ana tjetër, situata është më e paqartë për Jude Bellingham.

Mesfushori anglez mbetet në dyshim dhe mund të jetë surpriza e madhe e listës së trajnerit për përballjen e nesërme.

Bellingham po e vazhdon rikuperimin nga një problem muskulor që e ka mbajtur jashtë fushave për disa javë dhe stafi teknik do të vendosë vetëm në momentet e fundit nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Cityt.

Për Real Madridin, rikthimi i Mbappés konsiderohet shumë i rëndësishëm në një moment kyç të sezonit, sidomos në një duel kaq të vështirë kundër kampionëve anglezë të Manchester City.

“Mbretërit” e fituan lojën e parë bindshëm 3:0 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa do të shkojnë në “Etihad Stadium” për ta ruajtur këtë kapital dhe për ta prerë biletën e çerekfinales së Championsit

Shpërndaje në: