VV shpenzoi 4 milionë e 500 mijë euro për një vit, 13 mijë euro ia dha mediumit të Jeton Sopës

VV shpenzoi 4 milionë e 500 mijë euro për një vit, 13 mijë euro ia dha mediumit të Jeton Sopës

Partia në pushtet ka shpenzuar shumë më shumë se sa edhe partitë e tjera; PDK gjithsej 2 milion e 166 mijë euro, LDK gjithsej 1 milionë e 335 mijë e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me harxhime gjithësj 531 mijë euro.

4 milionë e 509 mijë euro ka shpenzuar Lëvizja Vetëvendosje vetëm gjatë vitit 2025. Kjo nënkupton gati trefish më shumë shpenzime se sa një vit më herët, respektivisht 1 milionë e 805 mijë euro sa ishin në vitin 2024. Partia në pushtet ka shpenzuar shumë më shumë se sa edhe partitë e tjera; PDK gjithsej 2 milion e 166 mijë euro, LDK gjithsej 1 milionë e 335 mijë e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me harxhime gjithsej 531 mijë euro, raporton Vox, transmeton Periskopi.

Në total, në fund të vitit, Vetëvendosje ka dalë në deficit plot 2 milionë e 323 mijë euro. Pra, kishte 2 milionë e 185 mijë euro të hyra, gjersa shpenzoi 4 milionë e 509 mijë euro. Për paga e kompensime tjera, partia e Albin Kurtit ka shpenzuar gjithësej 929 mijë euro; për transport 132 mijë euro e për reklama, reprezentacion e konferenca gjithësej 297 mijë euro.

DOKUMENT:

Një pjesë të majme të parave, LVV e dha edhe për reklama në media. Sipas të dhënave, për Grupin “Koha” u dhanë 95 mijë euro, për “Kosovanews” 13 mijë euro e për RTK-në 11 mijë e 530 euro. 5 mijë euro u dhanë gjithashtu edhe për portalin “Telegrafi”.

DOKUMENT:

Pagesë nga Vetëvendosje, edhe në vitin 2025 mori kompania e sondazheve “UBO Consulting”, e cila pas EXIT POLL-eve në zgjedhjet lokale në Mitrovicë, nga ky subjekt politik ishte shënjestruar dhe ishte vendosur në qendër të sulmeve. Për të madje kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkonte edhe hetim. Por, në 12 muajt e vitit të kaluar kjo kompani nga partia e të parit të Qeverisë përfitoi 25 mijë euro për shërbimet e veta.

Shpërndaje në: