Osmani pret në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav të cilit i përfundon mandati

Osmani pret në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav të cilit i përfundon mandati

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës Shefin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vend.

Gjatë takimit, presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Orav për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë shërbimit në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Osmani theksoi se BE-ja mbetet partner kyç për Kosovën dhe se integrimi evropian është objektiv strategjik i Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua edhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe BE-së, veçanërisht në avancimin e reformave demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Shpërndaje në: