Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Në një debat në Komisionin e Politikes së Jashtme të Parlamentit Evropian për raportin për Kosovën u konfirmua nga Përfaqësuesi i Komisionit Evropian se tashmë janë liruar të gjitha mjetet financiare që ishin të bllokuar për shkak të masave ndaj Kosovës. Duke folur në emër të Komisionit Evropian Jiri Plecity nga Drejtoria e zgjerimit konfirmoi se janë hequr masat financiare ndaj Kosovës.
“Mund të konfirmoj se kemi nisur nga maji i vitit të kaluar heqjen graduale të masave ndërsa në dhjetor të vitit 2025 Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen paralajmëroi heqjen e masave tjera. Mund të konfirmoj se Komisioni tash ka liruar të gjitha mjetet e asistencës financiare, fondet për Kosovën” ka thënë ai.
Gjatë debatit raportuesi për Kosovën Ruiho Terras kritikoi ashpër këto masa duke thënë se ato kanë pasur pasoja të mëdha për qytetarët, shoqërinë civile dhe gjithë shoqërinë në Kosovë./koha/



