Ndeshjet e Kupës së Botës do të publikohen edhe në YouTube

Ndeshjet e Kupës së Botës do të publikohen edhe në YouTube

YouTube ka arritur një marrëveshje me Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) për të bashkëpunuar gjatë Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë (11 qershor – 19 korrik 2026).

FIFA ka njoftuar një “partneritet të ri” që do të inkurajojë mbajtësit e të drejtave për Kupën e Botës 2026 të transmetojnë 10 minutat e para të ndeshjeve në YouTube, në thelb një “apel” për të joshur tifozët e rinj që të shikojnë ndeshjet në kanalet tradicionale si televizioni, sipas AP.

Përveç kësaj, transmetuesit “do të jenë në gjendje të transmetojnë një numër të zgjedhur ndeshjesh të plota në kanalet e tyre në YouTube, duke angazhuar një audiencë globale dhe duke promovuar një platformë ku mund të shikohen më shumë ndeshje”, tha FIFA.

FIFA është zotuar gjithashtu të ndajë një pjesë të arkivit të saj të Kupës së Botës në YouTube , “duke përfshirë ndeshjet e plota të kaluara dhe shumë momente të tjera ikonike në historinë e sportit”.

YouTube ishte gjithashtu një sponsor i nivelit më të ulët i FIFA-s në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Shpërndaje në: