Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: Jemi në anën tuaj

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: Jemi në anën tuaj

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav të martën ka zhvilluar një takim lamtumirës me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën, transmeton Gazeta Metro.

Në takim, siç bëri të ditur Orav me anë të një njoftimi në X është folur për çështjet që lidhen me integrimin në BE, Planin e Rritjes dhe Procesin e Berlinit.

Orav poashtu shprehu përkrahjen e BE-së për Kosovën

“Rëndësia e strukturës së fortë koordinuese të Kosovës për çështjet që lidhen me integrimin në BE, Plani i Rritjes, Procesi i Berlinit si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën, ishin ndër temat e diskutuara në takimin tim të lamtumirës me ministrin Glauk Konjufca. BE-ja qëndron në anën tuaj!”, shkroi ai.

Shpërndaje në: