Hamza: Heqja e masave të BE-së e vonuar, qytetarët nuk duhet të ndëshkoheshin për papërgjegjësinë e Qeverisë

Hamza: Heqja e masave të BE-së e vonuar, qytetarët nuk duhet të ndëshkoheshin për papërgjegjësinë e Qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, vlerësoi vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës.Ai ka theksuar se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për papërgjegjësinë e Qeverisë dhe se Kosova meriton mbështetje të plotë në rrugën drejt integrimit evropian.

Postimi i plotë:

Heqja e masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës është një vendim i vonuar, por i mirëpritur. Këto masa u vendosën si pasojë e tensioneve dhe moskoordinimit politik të kësaj Qeverie me aleatët tanë, megjithatë as progresi nuk mund të arrihet përmes ndëshkimit, por përmes partneritetit dhe bashkëpunimit.

Për Evropën, problemi historikisht ka qenë Serbia dhe jo Kosova. Kosova është pjesë e forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Për rrjedhojë, këto masa ndëshkuese kanë prekur padrejtësisht qytetarët, ekonominë dhe perspektivën tonë evropiane.

Qytetarët tanë nuk do të duhej të ndëshkoheshin për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë.

Si vendi me qytetarët më proevropianë në Ballkanin Perëndimor, Kosova meriton trajtim të drejtë, mbështetje të plotë dhe një rrugë të qartë drejt integrimit evropian, pa pengesa që e vonojnë këtë proces.

Shpërndaje në: