Gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në sulmet izraelite në Bejrut – momenti kur raketat e IDF-së shembin ndërtesën

Gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në sulmet izraelite në Bejrut – momenti kur raketat e IDF-së shembin ndërtesën

Sulmet izraelite në Bejrut kanë vrarë të paktën gjashtë persona, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.

Ajo tha se 24 të tjerë u plagosën pasi dy sulme izraelite goditën apartamente banimi në lagjet Basta dhe Zokak Al-Blat të Bejrutit qendror herët të mërkurën.

“Mbetjet njerëzore janë gjetur nga vendi i ngjarjes dhe identiteti i viktimave do të përcaktohet pasi të përfundojë testimi i ADN-së”, shtoi ministria, transmeton Telegrafi.

Ushtria izraelite kishte lëshuar më parë një paralajmërim për evakuim dhe sulmi ishte pjesë e një vale më të gjerë sulmesh izraelite në Liban të mërkurën.

Në anën tjetër janë publikuar pamjet amatore që shfaqin momentin kur raketat izraelite godasin rrokaqiellin dhe nga fuqia e shpërthimit shembet menjëherë./Periskopi

Shpërndaje në: