Prishtinë: Nëna dhe djali i mitur rrihen mes vete, shoqërohen në polici
Një grua dhe djali Iisaj i mitur janë shoqëruar në policinë e Prishtinës pasi në shtëpi kishin ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Kështu ka njoftuar policia përmes raportit 24 orë, ku ndër të tjera bëhët e ditur se të dy më pas janë liruar.
“Prishtinë 17.03.2026 – 14:30. Në stacion policor janë shoqëruar dy të dyshuarit nëna me djalin e mitur për shkak se në shtëpi kishin ushtruar dhunë ndaj njëri tjetrit. Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha policia./Periskopi



