Guardiola flet pas eliminimit në Champions: Shihemi vitin tjetër…
Manchester City u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve pas humbjes së dyfishtë nga Real Madridi në të tetën e finales.
Trajneri Pep Guardiola është rikthyer te përballja ndaj “Los Blancos”, duke e analizuar atë që ndodhi në dy ndeshjet.
“Do të kishim dashur ta sfidonim Realin 11 kundër 11. Është për të ardhur keq që nuk ndodhi”, deklaroi trajneri i skuadrës angleze, duke iu referuar episodeve që ndikuan në ndeshje, respektivisht kartonit të hershëm të kuq të Bernardo Silvas.
Trajneri katalanas ndalet më pas te zhvillimi i përballjes: “Nuk e dimë se çfarë do të kishte ndodhur në kushte të barabarta, ndoshta do të kishim humbur gjithsesi, por nuk do ta dimë kurrë. Kur përballesh me një skuadër si Real Madridi, çdo detaj e bën diferencën.”
Më tej, Guardiola theksoi se skuadra e tij e dha maksimumin pavarësisht vështirësive.
“Ne u përpoqëm deri në fund, por në këtë kompeticion episodet peshojnë shumë dhe shpesh e vendosin fatin e ndeshjeve.”
Në fund, një mesazh i qartë për të ardhmen: “Vitin e ardhshëm do të rikthehemi, me synimin për të qenë sërish protagonistë.”



