Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në Elbasan – nën hetim dy mjeke
Dy mjekje janë proceduar penalisht në Elbasan, nën dyshimin se nuk e kanë ushtruar si duhet detyrën e tyre, dhe si pasojë ka vdekur një 63-vjeçari.
Policia ka deklaruar se penalisht janë proceduar E.R., dhe Xh.T., me detyrë mjeke në Urgjencën e spitalit të Elbasanit.
Tutje, sipas njoftimit zyrtar, rastin në polici e kishte raportuar vajza e së ndjerës.
Dyshohet se deri të vdekja e 63-vjeçares ka ardhur si pasojë e pakujdesisë gjatë trajtimit mjekësor.
Ndërkohë materialet procedurale iu kanë referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



