Arrestohet një person në Prishtinë, policia i gjen kokainë në trup dhe 300 gramë në shtëpi
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për posedim të substancave narkotike.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:40, ku i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit kokainë.
Ndërkaq, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 300 gramë substancë narkotike (lloji ende i papërcaktuar), një veturë dhe një telefon celular, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.
I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Periskopi



