“Do të habiteni me favoritin” – Bastet shpallin shanset për ndeshjen play-off midis Kosovës dhe Sllovakisë

“Do të habiteni me favoritin” – Bastet shpallin shanset për ndeshjen play-off midis Kosovës dhe Sllovakisë

Të enjten, kombëtarja e Kosovës do të luajë një duel gjysmëfinal për të shkuar në Kupën e Botës.

“Dardanët” do të luajnë kundër Sllovakisë në Bratisllavë më 26 mars në orën 20:45, dhe shumë agjenci bastesh globale kanë publikuar kuotat për atë ndeshje.

Sipas agjencive të basteve, sllovakët kanë një mundësi më të mirë për të fituar, dhe shanset për fitoren e tyre kuotohen me 2.00.

Shanset për një barazim pas 90 minutash janë 3.49, ndërsa një fitore për Kosovën shpërblehet me mundësi kuotimi prej 4.37.

Kujtojmë se, në rast se kombëtarja kosovare eliminon Sllovakinë, në finalen e play-off-it më 31 mars, do të presë ekipin më të mirë nga dueli midis Turqisë dhe Rumanisë.

Shpërndaje në: