Hapet për qarkullim për vetura të vogla rruga Kullë-Rozhajë, për kamionë ende e bllokuar

Hapet për qarkullim për vetura të vogla rruga Kullë-Rozhajë, për kamionë ende e bllokuar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se është hapur për vetura të vogla, rruga në Pejë, në pikën kufitare Kullë-Rozhajë.

Porse, për kamionë rruga është ende e bllokuar, ka shtuar tutje QKMK.

‘’Njoftim. Ju njoftojmë se sot rreth orës 13:00  ruga Pejë -PKK Kullë-Rozhajë, është hapur për vetura të vogla, ku duhet të keni pajisje dimërore, kurse për kamionë është ende e bllokuar. Për çdo risi do të njoftoheni me kohë’’, thuhet në postim.

Ndryshe, rruga ishte bllokuar për shkak të reshjeve të borës.

Shpërndaje në: