Sllovakia publikon listën e futbollistëve kundër Kosovës
Më 26 mars, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen gjysmëfinale të playoff-it për kualifikimet në Kampionatin Botëror 2026-të, që zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada.
Ndeshja do të zhvillohet në Stadiumin Nacional në Bratisllavë.
Me këtë rast, sot trajneri i kombëtarës sllovake Francesco Calzona, ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër “dardanëve”.
Të përfshirë janë edhe dy yjet e kësaj kombëtareje, kapiteni Milan Skriniar, e mesfushorin me përvojë, Stanislav Lobotka.
Në rast të fitores, më 31 mars skuadra e drejtuar nga Franco Foda do ta ketë ndeshjen finale të kualifikimeve.



