Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë.
Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit ka vlerësuar këtë ditë si një moment gëzimi, solidariteti dhe mbarësie për familjet shqiptare.
“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja. Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar! Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!”, shkruan Presidenti Begaj./Periskopi



