“Tërë kohën ishim të vetëm”, Xhaka nuk i mban lotët për vështirësitë e familjes
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka nuk i ka mbajtur lotët kur ka rrëfyer historinë e familjes së tij dhe vështirësitë që i ka përjetuar si fëmijë.
Në një intervistë për Premier Ligën, Xhaka ka thënë se që prej katër vjeç ishte një lloj udhëheqësi i shtëpisë kur prindërit nuk ishin aty për orë të tëra sepse shkonin në punë.
“Nëna shkonte në punë në katër të mëngjesit deri në tre pasdite, na bënte bukën dhe kur vinte prapë e bënte bukën për darkë”, ka thënë Xhaka.
“Ashtu ishte edhe babai. Shumë orë ishim të vetëm. Unë dhe vëllau im dhe motra e madhe”, ka thënë ai.



