Irani ‘hap derën’ për Japoninë në Ngushticën e Hormuzit

Irani ‘hap derën’ për Japoninë në Ngushticën e Hormuzit

Irani është shprehur i gatshëm të ndihmojë anijet japoneze që të kalojnë në mënyrë të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi deklaroi për agjencinë japoneze Kyodo News se vendi i tij nuk e ka mbyllur ngushticën dhe se ajo mbetet e hapur.

Sipas tij, Irani vendos kufizime për vendet që e sulmojnë, por është i gatshëm të ofrojë asistencë për të tjerët, si në rastin e Japonisë. Ngushtica e Hormuzit është një rrugë strategjike për furnizimin global me naftë, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e importeve të naftës drejt Japonisë, e cila varet në masë të madhe nga Lindja e Mesme për furnizimet e saj energjetike.

Japonia ka nisur përdorimin e rezervave të saj strategjike të naftës për të përballuar ndikimin e krizës dhe rritjen e çmimeve, ndërsa vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë kanë rënë dakord të përdorin rezerva emergjente për të stabilizuar tregun global të naftës në kushtet e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Shpërndaje në: