Muriqi humb penalltinë më të rëndësishme të sezonit
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka humbur penalltinë më të rëndësishme të sezonit.
”Pirati” gaboi nga pika e bardhë, pasi gjuajtja e tij përfundoi mbi portë, duke humbur mundësinë që Mallorca të barazoj rezultatin ndaj Elches, në minutat e fundit të ndeshjes.
Elche fitoi me rezultat 2-1, derisa Mallorca ka humbur edhe mundësinë për tu larguar nga zona e rrezikshme, raporton indeksonline, transmeton Periskopi
Pavarësisht kësaj, Muriqi mbetet golashenuesi i dytë më i mirë në La Liga këtë sezon, me 18 gola të shënuara./Periskopi
VEDAT MURIQI IN STOPPAGE TIME WITH A TERRIBLE PENALTY — SENDS IT WIDE pic.twitter.com/Ake0vWQpC7
— Goal Gallery (@Goalgallery2) March 21, 2026



