Nesër zhvillohet gara e vrapimit ‘‘Kosova në Lëvizje’’, policia njofton se kjo rrugë do bllokohet për dy orë

Nesër zhvillohet gara e vrapimit ‘‘Kosova në Lëvizje’’, policia njofton se kjo rrugë do bllokohet për dy orë

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një bllokim të përkohshëm të qarkullimit në segmentin e rrugës nacionale N2, për shkak të organizimit të garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”.

Sipas njoftimit, gara është planifikuar nga Federata Atletike e Kosovës (FAK) dhe do të mbahet nesër, më 22 mars 2026, nga ora 09:00 deri në 11:00, në segmentin Prishtina Mall – Veternik – Qendra e Mjekësisë Interne (QMI).

“Policia duke kërkuar mirëkuptim lut pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën e lartcekur, të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Federata Atletike e Kosovës (FAK), ka planifikuar organizimin e garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”, e cila parashihet të mbahet nesër me 22.03.2026.

Duke u bazuar në procedurat e parapara FAK-u ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, që gara të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) nga ora 09:00 deri në 11:00.

Policia e Kosovës duke asistuar FAK-un, do të bëjë bllokimin e rrugës nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, nesër datë 22 mars 2026 nga ora 09:00 deri në 11:00.

Andaj, Policia duke kërkuar mirëkuptim lut pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën e lartcekur, të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative.

Shpërndaje në: