Një grua bie nga Ura e Moglicës në Gjakovë
Një grua e moshës madhore raportohet të ketë rënë nga Ura e Moglicës, në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar togeri i stacionit policor në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Elezaj pohoi se viktima kishte rënë në ujë, teksa njësitet policore, bashkë me ato mjekësore dhe të zjarrfikësve iu përgjigjen rastit.
“Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas informacioneve të para, ajo është jashtë rrezikut për jetën” deklaroi Elezaj për indeksonline.
Ai bën me dije se njësitet relevante janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur plotësisht rastin.



