Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do ta mbroja penalltinë, goditja e Milik ishte më e vështirë
Portieri Arijanet Muric ka zbuluar se ndihej plotësisht i sigurt se do ta mbronte penalltinë e Manuel Lucatellit dhe se goditja e Arkadiusz Milik ishte shumë më e vështirë.
“Gardiani” i Kosovës ishte i jashtëzakonshëm të dielën mbrëma, duke bërë heroin për Sassuolon ndaj Juventusit.
Përpos pritjeve të njëpasnjëshme, Muric edhe e mbrojti penalltinë e Locatellit në minutën e 86-të, kurse tani ka bërë të ditur se ishte i sigurt që do të kishte sukses, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
“Mendoj se skuadra bëri shumë mirë, e tëra ka të bëjë me energjinë. Krijuam shumë shanse dhe e merituam të shkojmë në shtëpi me një pikë”.
“Kisha ndjenjë sapo e goditi topin. Mendova se do ta mbroja, kisha besim. Goditja me kokë e Milik ishte shumë më e vështirë, por menaxhova ta ndalja gjithashtu dhe ishte një natë e mirë”.



