Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin
Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës.
Derbi Gjilani-Drita, jo vetëm që është një nga ndeshjet më të komentuara të futbollit tonë për rivalitetin e tyre, por edhe për momente ku të dy lojtarët bashkohen mes vete.
Kështu ndodhi edhe sot pak para fillimit të ndeshjes ku u mbajt 1 minutë heshtje, në respekt për ish-zyrtaren për media të Dritës, Elife Sherifin e cila ndërroi jetë gjatë kësaj jave.

Ata më pas shkuan pranë familjarëve të saj për të vendosur lule te fotografia e të ndjerës, raporton indeksonline, transmeton Periskopi.
Aktualisht rezultati i ndeshjes është 0-0./Periskopi



