Atmosferë emocionale në stadium, “Skifterat” me super koreografi

Atmosferë emocionale në stadium, “Skifterat” me super koreografi

Në atmosferë emocionale dhe plot ndjenja, në derbin e madh lokal që po zhvillohet sot mes Gjilanit dhe Dritës nuk munguan momentet prekëse që shkuan përtej futbollit.

Para fillimit të takimit u përkujtua ish-zyrtarja për media e Dritës, Elife Sherifi, si dhe Dreni, djali i gjyqtarit Fatlum Berisha.

Të pranishmit nderuan kujtimin e tyre me respekt të thellë, në një moment që preku të gjithë në stadium, raporton Express, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, tifozët dhuruan edhe një koreografi mbështetëse për futbollistët e Gjilanit, duke treguar përkrahjen e tyre të vazhdueshme për skuadrën./Periskopi

Shpërndaje në: