SHBA paralajmëron se “të gjitha opsionet janë në tavolinë” në luftën me Iranin

SHBA paralajmëron se “të gjitha opsionet janë në tavolinë” në luftën me Iranin

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, ka deklaruar se presidenti Donald Trump po i mban “të gjitha opsionet në tavolinë” në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme.

Duke folur për NBC News, Bessent tha se ndonjëherë “duhet të përshkallëzosh për të ulur tensionet”, duke lënë të kuptohet se SHBA mund të rrisë presionin ushtarak ndaj Iranit, pavarësisht diskutimeve për ulje të konfliktit.

I pyetur për mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në ishullin Kharg, ai tha se SHBA ka zhvilluar një fushatë shumë të suksesshme bombardimesh atje dhe përsëriti se të gjitha opsionet mbeten të hapura.

Ky ishull është jetik për Iranin, pasi rreth 90% e eksporteve të naftës kalojnë përmes tij, rapoton BBC.

Bessent theksoi se objektivat e SHBA-së janë të qarta, shkatërrimi i flotës detare dhe forcës ajrore të Iranit, dobësimi i kapaciteteve raketore dhe pamundësimi i rimbushjes së armëve, si dhe sigurimi që Irani të mos ketë kurrë armë bërthamore.

Ai shtoi se shumica e sulmeve iraniane janë veprime të izoluara dhe se dy raketat e lëshuara drejt bazës britaniko-amerikane në Diego Garcia ishin “akt dëshpërimi”.

Shpërndaje në: