Syla – ambasadorit gjerman: Çfarë u bë me fatin e raportit të Dick Marty’it sipas të cilit u iniciua Gjykata Speciale

Syla – ambasadorit gjerman: Çfarë u bë me fatin e raportit të Dick Marty’it sipas të cilit u iniciua Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka kritikuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Rudolf Rajner, i cili deklaroi se “Kosova duhet të respektojë çdo vendim të Gjykatës Speciale” për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen për më shumë se pesë vite në Hagë.

Sipas Sylës, deklarata e ambasadorit gjerman është e panevojshme sepse “është deklaratë politike në një proces gjyqësor nga ambasadori i një vendi që është sponsor i Gjykatës Speciale”.

“E treta, është shumë e habitshme që politika gjermane në Evropë në vitet e fundit ka tentuar të shkëputet nga ndikimi rus, por në Kosovë ajo shpërfaqet si mbrojtësja më e madhe e trashëgimisë së raportit të Dick Marty-t, raport i iniciuar dhe sponsorizuar nga Kremlini dhe Beogradi”, shtoi ndër të tjera Syla në reagimin e tij.

Lexoni postimin e plotë:

 

 

Shpërndaje në: