E dyshuara për vrasjen në Majac gjendet nga FIT e plagosur rëndë
Zhvillime të reja janë shënuar në rastin e rëndë në Majac, ku njësitë e FIT-it kanë lokalizuar të dyshuarën për vrasje.
Sic raporton sinjali, e dyshuara është gjetur e plagosur rëndë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetes pas kryerjes së krimit.
Ajo është nxjerrë nga objekti ku ishte barrikaduar dhe i është ofruar ndihma e parë nga ekipet emergjente, para se të transportohej për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë hasur edhe persona të tjerë të plagosur, ndërsa një viktimë ka humbur jetën dhe ende nuk është identifikuar
Policia dhe njësitë relevante janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.



