Hajnat marrin stoli ari dhe para nga dy shtëpi

Hajnat marrin stoli ari dhe para nga dy shtëpi

Dy raste vjedhjesh janë raportuar të dielën në rajonin e Prizrenit.

Sipas policisë, dje pasdite në fshatin Leshan të Suharekës, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi, ku kanë vjedhur stoli ari.

“Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Krushë të Vogël, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë kryer vjedhje në një shtëpi.

“Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme si dhe disa gjësende tjera. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.”

Shpërndaje në: