Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq të Valverdes
Real Madridi do të apelojë pezullimin e Federico Valverdes pas kartonit të tij të kuq direkt në fitoren e javës së 29-të ndaj Atletico (3-2).
Uruguaiani 27-vjeçar u përjashtua në minutën e 77-të pasi e goditi Alex Baenan nga prapa në mesfushë. Gjyqtari Jose Munuera Montero i tregoi Valverdes një karton të kuq direkt, dhe VAR vendosi të mos ndërhynte ose të sugjeronte një rishikim nga monitorët pranë fushës.
Sipas Marca-s, raporti zyrtar i ndeshjes thotë se Valverde u përjashtua për “shqelmim të një kundërshtari me forcë të tepruar ndërsa topi nuk ishte në distancë të lojës”.
Sipas rregulloreve të La Ligas, kjo shkelje specifike, zakonisht sjell një pezullim prej dy ndeshjesh. Nëse ndalimi qëndron, zëvendëskapiteni i Real Madridit do të humbasë ndeshjen jashtë fushe kundër Mallorcas dhe ndeshjen në shtëpi me Girona.
Pavarësisht nëse vendimi përfundimtar është një ndalim prej një apo dy ndeshjesh, Los Blancos kanë konfirmuar se kanë ndërmend ta kundërshtojnë vendimin me shpresën që kartoni i kuq të anulohet ose dënimi të ulet.



