Muriç dhe Gjimshiti në ekipin e javës në Itali
Dy futbollistët shqiptarë, Arijanet Muriç dhe Berat Gjimshiti janë përfshirë në Ekipin e Javës në Itali.
Portieri i Kombëtares së Kosovës e bëri një paraqitje fantastike në barazimin e Sassuolos me Juventusin.
Portieri shqiptar nga Mali i Zi e priti penalltinë e Manuele Locatellit në fund të ndeshjes për t’ia siguruar një pikë ekipit Gjelbërezi.
Për këtë, faqja e specializuar, Sofascore e ka përfshirë gardianin e Kosovës në formacionin ideal të javës në Serie A për xhiron e 30-të, ndërsa i ka dhënë notë mjaft të lartë – 8.7.

E në mesin e më të mirëve të javës në Itali është edhe qendërmbrojtësi i pakalueshëm i Atalantas, Berat Gjimshiti.
Përfaqësuesi shqiptar, i cili shkëlqeu në fitoren 1:0 ndaj Veronës, u vlerësua me notën 8.0.



