Ambasada Amerikane në Kosovë paralajmëron për rreziqe globale ndaj qytetarëve amerikanë: Situata kërkon vigjilencë të shtuar

Ambasada Amerikane në Kosovë paralajmëron për rreziqe globale ndaj qytetarëve amerikanë: Situata kërkon vigjilencë të shtuar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ngritur alarmin për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada ka përcjellë mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili lidhet me zhvillimet e fundit dhe tensionet globale.

Në njoftim theksohet se amerikanët në mbarë botën duhet të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë të publikuara nga ambasadat dhe konsullatat përkatëse.

Postimi i plotë:

Kujdes në të Gjithë Botën: Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në të gjithë botën, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar.

Amerikanët jashtë vendit duhet të ndjekin udhëzimet në alarmet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së.

Mbylljet periodike të hapësirës ajrore mund të shkaktojnë ndërprerje të udhëtimit. Objektet diplomatike të SHBA-së, përfshirë ato jashtë Lindjes së Mesme, janë shënjestruar.

Grupet mbështetëse të Iranit mund të shënjestrojnë interesa të tjera të SHBA-së jashtë vendit ose vende të lidhura me Shtetet e Bashkuara dhe/ose amerikanët në të gjithë botën

Shpërndaje në: