Konfirmohet: Kosova nis negociatat me familjen e talentit të Bayernit
Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar negociatat me talentin 16-vjeçar të Bayern Munich, Erblin Osmani, konfirmoi sot menaxheri i kombëtares Bajram Shala.
Osmani, 16-vjeç, me origjinë nga Gjilani, debutoi të shtunën me bavarezët në takimin e Bundesligës kundër Union Berlinit. Ai aktualisht është pjesë e kombëtareve të moshave të Gjermanisë.
Shala tha se FFK-ja tashmë ka nisur kontaktet me familjen e futbollistit të ri.
“Drejtori Muharrem Sahiti tashmë ka pasur kontakte me familjarë të futbollistit”, tha Shala të hënën në një konferencë për media.



