Irani lëshon raketa drejt Izraelit, thotë IDF
Ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa të lëshuara drejt vendit nga Irani, ka raportuar BBC.
“Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, shkruajnë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
Nuk është e qartë se cila zonë e Izraelit është shënjestruar, por IDF thotë se telefonat celularë në zonën përkatëse kanë marrë një alarm.



