Nis seanca në gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe 29 të tjerëve, vetë ai nuk shkon
Nis seanca e themelit e gjyqit ndaj Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë.
Top Channel raporton se në seancën e dytë të themelit nuk është prezent kryebashkiaku Veliaj, i cili ka depozituar një deklaratë ku thotë se dëshiron që të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish deputet i PS.
Të pranishëm në këtë seancë janë dy prokurorët e SPAK, si dhe avokatja e caktuar nga shteti, Valentina Teodoresku.
Në gjykim nuk është paraqitur Ajola Xoxa por siç lexoi të dhënat gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ajo përfaqësohet nga avokati i saj Maks Haxhia.



