Përfaqësuesja e Serbisë në Eurovision kopjon nga këngëtarja kosovare (Video)

Përfaqësuesja e Serbisë në Eurovision kopjon nga këngëtarja kosovare (Video)

Këngëtarja e cila do të përfaqësojë Serbinë në Eurovison, nuk është treguar aspak origjinale.

Këngëtarja serbe Tijana Bogicevic, para disa dite ka publikuar videoklipin e këngës ‘In to deep” me të cilin do të përfaqësojë Serbinë në festivalin evropian “Eurovision”.

Por ajo që bie në sy në videolipin e këngëtares serbe, është ngjashmëria e madhe me videoklipin e këngëtares shqiptare Dhurata Dora “Numrin e ri”, transmeton Magazina.al

Kjo nuk ka mbetur pa u vën re edhe nga fansat e huaj të Eurovisionit të cilët përmes rrjeteve sociale kanë filluar të flasin për ngjashmëritë e videoklipit.

Shpërndaje në: