Lëshohet urdhër arrest ndaj Hande Erçel, akuza që rëndon ndaj aktores së famshme turke, bën reagimin e parë publik
Një hetim i gjerë, i kryer nga autoritetet turke për drogë, ka çuar në lëshimin e disa urdhërarresteve ndaj personave të famshëm, mes të cilëve edhe aktorja shumë e njohur për publikun shqiptar, Hande Erçel.
Sipas mediave turke, u kryen kontrolle në 16 adresa të ndryshme nga Departamenti i Krimeve kundër Narkotikëve në Stamboll, u kryen operacione të njëkohshme në 16 adresa të ndryshme. 14 persona u arrestuan dhe dërguan në paraburgim.
Hetimi raportohet se lidhet me akuzat për “prodhim dhe trafikim të narkotikëve”, “lehtësim të përdorimit të narkotikëve”, “posedim të narkotikëve për përdorim personal”, “përdorim të narkotikëve” dhe “nxitje dhe ndërmjetësim të prostitucionit”.
Ndër emrat e përfshirë janë Fikret Orman, Hakan Sabancı (ish partneri i aktores), Kerim Sabancı, Burak Elmas, Didem Soydan dhe Güzide Duran.
“Jam jashtë vendit për rreth një muaji për arsye shkollimi. Mbrëmë, ashtu si ju, edhe unë u vura në dijeni për çështjen përmes lajmeve në media. Për të zbardhur këtë situaë do të kthehem në vend, do të bëj shpjegimet e nevojshme dhe do të jap dëshminë time. Jam një person që e do vendin e tij, që i beson shtetit dhe drejtësisë turke. Besoj se situata do të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi aktorja.




