Haradinaj takohet me ambasadorin francez: I kërkova përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë Olivier Guérot.
Haradinaj tha se ka kërkuar nga ambasadori francez përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Postimi i plotë:
Në takim me ambasadorin francez në Kosovë, z. Olivier Guérot, zhvilluam diskutim përmbajtësor lidhur me proceset në të cilat po kalon vendi.
Kërkova nga ambasadori Guérot që shteti francez të vazhdojë të luajë një rol aktiv në mbështetje të Kosovës, veçanërisht në këtë fazë të ndjeshme për vendin dhe rajonin tonë. Theksova nevojën për përkrahje konkrete në avancimin e proceseve integruese euroatlantike, në veçanti në anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe rritjen e njohjeve ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës sonë në arenën ndërkombëtare.
Mirënjohës për angazhimin e ambasadorit Guérot dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës.



