Foda nga Sllovakia: Jemi përgatitur për të dëshmuar se mund të fitojmë
Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se synimi ishte kualifikimi në Evropianin 2028. Por, ai thotë se tash është hapur mundësia për të arritur kualifikimin historik në Botëror dhe do të tentohet të shfrytëzohet.
“Kur kam nënshkruar kontratën qëllimi ka qenë për të kualifikuar në Evropianin e ardhshëm. Por kemi pasur rritje dhe tash do të provojmë për t’u kualifikuar në Botëror. Na është dashur të bëjmë përmirësime dhe pastaj janë bashkuar futbollistë të rinj rrugës të cilët kanë ndikuar në rritjen e ekipit dhe tashmë po shohim përpara”, tha Foda në konferencë për media.
Kosova luan të enjten në udhëtim ndaj Sllovakisë në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.
Foda ka thënë se Kosova duhet të koncentrohet te gjërat që ndodhin në fushë.
“Kemi një punë të vetme, ajo është fitorja, dhe fokusi është të fitojmë ndeshjen. Gjithçka tjetër nuk më intereson”, tha ai.
Foda: Jemi përgatitur për të dëshmuar se mund të fitojmë
Seleksionuesi i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se ekipi është i gatshëm për të triumfuar. Kosova të enjten mbrëma luan në Bratislavë ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.
“Kemi bërë përgatitje të mira gjatë grumbullimit. Jemi përqendruar në pjesën taktike. Jemi përgatitur mirë për të dëshmuar që mund të fitojmë, ashtu siç kemi bërë ndaj Islandës, Sllovenisë dhe Suedisë”, tha Foda.



