Agim Bahtiri i siguron qytetarët e Kosovës se do te bëjnë të pamundurën për zgjedhjen e Presidentit

Agim Bahtiri i siguron qytetarët e Kosovës se do te bëjnë të pamundurën për zgjedhjen e Presidentit

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, tha se “përshendet” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Dekretit të Presidentes Vjosa Osmani.

Bahtiri tha madje se “siguron qytetarët se do të bëjmë të pamunduren që brenda afatit kohor 34 ditor, që na ka dhënë Kushtetuesja, të zgjedhim Presidentin.”

Postimi i plotë:

Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e dekretit antikushtetuës të Presidentes Osmani, i cili siç e tha edhe gjykata nuk përbën asnjë efekt juridik.

I siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se do të bëjmë të pamunduren që brenda afatit kohor 34 ditor, që na ka dhënë Kushtetuesja, të zgjedhim Presidentin, dhe rrjedhimisht shteti të funksionoj normalisht, e t’i ikim çdo ngërqi të mundshëm, sepse është koha që të lëvizim përpara e jo ta bllokojmë shtetin.

E lus opozitën që të bashkëpunojë ngusht për të zgjedhur këtë çështje, sepse është në të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim partie.

AB

Shpërndaje në: