Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt shkrimit të historisë së Kosovës

Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt shkrimit të historisë së Kosovës

Tifozët e Kosovës, Dardanët, kanë dalë me një apel për krejt tifozët që kanë shkuar në Sllovaki për ta përkrahur Kombëtaren në ndeshjen jetike sonte.

Dardanët përmes nj postimi në rrjetin social Facebook kanë këshilluar tifozët të mos ndahen nga turma duke qenë të bashkuar në rrugët e Bratisllavës, ndërsa e kanë dhënë edhe udhëzuesin se nga do të kalojnë ata drejt stadiumit.
“Në radhë të parë, të dashur shqiptarë, si ju që jeni anëtarë të tifogrupit tonë, si të tjerët, ju lutemi që ta respektoni ardhjen në vendtakimin e përcaktuar për tifozët tanë nga ora 14:00 deri në ora 17:45, e që siç ju kemi paralajmëruar ditë më parë, adresa është kjo: Gelato Point, Laurinská 780/2, 811 01 Starë Mesto, Slovakia. Autoritetet vendore na kanë paralajmëruar që vetëm nga ky lokacion do të garantohet me pak fjalë siguria drejt futjes në stadium. Për më tepër, autoritetet sllovake na kanë informuar që do të organizojnë me transport si para ndeshjes, si pas përfundimit të saj, futjen dhe largimin e tifozëve kosovarë në stadium nga lokacioni në fjalë. Shoqërimi do të jetë rigoroz.Po ashtu, kemi indikacione më shumë sesa këshilla që të ju apelojmë që të mos shkëputeni nga masa, pra nga ne – dhe të shmangni me çdo kusht ecjet të vetëm, sepse janë të panevojshme e mund të sjellin telashe sipas tyre”, thuhet ndër të tjera në postim./Periskopi

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në: