Bastet favorizojnë kundërshtarët, këto janë kuotat e Shqipërisë dhe Kosovës në play-off

Bastet favorizojnë kundërshtarët, këto janë kuotat e Shqipërisë dhe Kosovës në play-off

Sot zhvillohen dy ndeshje shumë të rëndësishme për Kombëtaret shqiptare në kualifikimet për Kupën e Botës. Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e Play-Off, ndërsa në të njëjtën orë, 20:45, Kosova do të luajë kundër Sllovakisë në Bratislavë.

Për të dy Kombëtaret, këto janë sfida historike dhe emocionuese, pasi për herë të parë janë kaq afër Botërorit, shkruan Indeksonline

Kompanitë e basteve i kanë parë si jofavoritë këto dy ekipe shqiptare. Shqipëria, e udhëhequr nga Sylvinho, ka kuotën 5.5 për fitoren, ndërsa suksesi i Polonisë është vlerësuar me 1.7, dhe barazimi me 3.5.

Në ndeshjen Sllovaki – Kosovë, triumfi i vendasve ka kuotën 2.25, fitorja e Dardanëve 3.4, ndërsa barazimi 3.2.

Megjithëse Shqipëria dhe Kosova shihen si jofavoritë, futbolli ka treguar se në fushë, Kombëtarja luan gjithmonë me mundësi të barabarta. Të dy takimet priten me shumë interes dhe emocion, ndërsa fillojnë në orën 20:45./Periskopi

Shpërndaje në: