Plava: Naim Murseli m’tha veç merre përgjegjësinë se as dy vjet në burg s’rri e di pushtetin tim, më ofroi 1300 euro rrogë e G-Class
I akuzuari në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Granit Plava është deklaruar sot në seancën gjyqësorë.
Si fillim ai deklaroi se është baba i tre fëmijëve dhe se ishte punëtor krahu.
Përpos kësaj, Plava tha se deklarata e tij në polici ka qenë në marrëveshje me Naim Murselin.
“Jemi kanë në dijeni pak a shumë për këtë vepër që po akuzohemi, por asnjëherë nuk ka tregu se kush është personi. Edhe veç më ka thanë që ti ke marr përgjegjësi asgjë tjetër, ti e din çfarë pushteti kam unë. Është në dijeni edhe Behgjet Pacolli”,deklaroi Granit Plava.
Ai tha se Murseli i kishte premtuar e s’ka shans që të rrijë në burg më shumë se dy vite.
“M’ka ofru pare edhe punë Naimi. 1300 euro rrogë mka ofru, veturë G-Class. M’ka thanë s’ki nevojë ti me dit kurgja veç ta qoj lokacionin unë. Veç ki me marrë përgjegjësi që kishte ti e ke ba vrasjen”,tha ai.
Plava po ashtu tha se janë takuar 7 herë me Naim Murselin deri në ditën kritike për ta arritur marrëveshjen.



