Greqia rrit pagën minimale në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale në 920 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi një rritje të pagës minimale në 920 euro bruto, që do të hyjë në fuqi më 1 prill, gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, shkruan Ansa.

Kjo pagë përfaqëson një rritje prej 40 eurosh krahasuar me pagën minimale të mëparshme.

Qëllimi i qeverisë, siç është vendosur nga kryeministri, është të arrijë 950 euro deri në vitin 2027, vitin në të cilin përfundon mandati i dytë i Mitsotakis.

“Në një kontekst kaq kompleks, forca kombëtare (…) duhet të mbështetet nga stabiliteti dhe uniteti i brendshëm”, deklaroi kryeministri grek.

Shpërndaje në: