Ky është formacioni i Kosovës kundër Sllovakisë

Ky është formacioni i Kosovës kundër Sllovakisë

Përzgjedhësi Franco Foda ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen më të rëndësishme në histori të Kombëtares së Kosovës deri më tani.

Foda ka vendosur të luaj me Asllanin e Muriqin në sulm, ndërsa për shkak të mungesave të kapitenit Rrahmani e mesfushorit Leon Avdullahu, përzgjedhësi i Kosovës është detyruar të bëjë disa ndryshime.

 

Tekniku gjerman ka vendosur përsëri të luaj me formacionin 5-3-2.

Në portë do të jetë Aro Muric, ndërsa në qendër të mbrojtjes do të luajnë Hajrizi, Dellova dhe Hajdari. Në krah do të luajnë Vojvoda e Gallapeni, kurse në mesfushë do të luajnë Muslija, Rexhbeçaj dhe Veldin Hoxha.

 

Për herë të parë në histori, Kosova ndodhet në fazën “paly-off” për kualifikimet në Kupën e Botës.

Kosova do të ketë përball Sllovakinë në gjysmëfinale, kurse në rast të fitores, në finale do të pres fituesin e takimit Turqi-Rumani.

 

Ndeshja finale e “play-off”-it do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Shpërndaje në: