Familja e Albion Rrahmanit pret fitore ndaj Sllovakisë: Të na bëjnë krenarë

Familja e Albion Rrahmanit pret fitore ndaj Sllovakisë: Të na bëjnë krenarë

Përpos për shikuesit, ndeshja e sontme që Kosova e zhvillon ndaj Sllovakisë, është tejet emocionuese edhe për familjarët e futbollistëve të kombëtarës.

Në veçanti për familjen e futbollistit Albion Rrahmani.

Babai i tij, Driton Rrahmani, tha se emocionet janë të papërshkrueshme.

“Ne presim një fitore nga kombëtarja jonë që të na bëjnë krenarë në takimin e radhës të cilën e kemi të hënën, por megjithatë kjo sfidë e sontme duhet të kalohet”, u shpreh ai në një intervistë për Klan Kosova.

Shpërndaje në: