Mjekja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së, kjo është gjendja e saj
Një mjeke shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë në orët e mëngjesit brenda hapësirave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
E lënduara ka marrë trajtim fillestar në Klinikën Emergjente, ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se gjendja e saj është e qëndrueshme.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, konfirmoi se ajo po vazhdon të jetë nën kujdes mjekësor.
“Gjendja e saj është stabile”, ka deklaruar Syla për lajmi.net.
Sipas tij, mjekja do të transferohet për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku pritet të marrë kujdesin e nevojshëm specialistik.



